Telegrafi
Kosova do të marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së në Bukuresht të Rumanisë. Dardanët e rinj dhe dardanet e reja do të mundohen të përfaqësojnë vendin sa më mirë në këtë turne shumë të rëndësishëm për grupmoshat e reja U14. Turneu fillon nesër (13 maj) dhe përfundon më 17 maj. Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia janë shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të rëndësishëm. FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve. Linku i turneut https://www.frbaschet.ro/campionat-masculin/fiba-ydf# linku i Youtube https://www.youtube.com/channel/UCZDhK7aWMpa7SC5VufduE2Q Orari 13 maj 11:30 Kosova (F)-Turqia (F) 14:00 Kosova (M)-Turqia (M) 15 maj 16:30 Rumania (F)-Kosova(F) 19:00 Rumania (M)-Rumania (M) 16 maj 10:30 Kosova (F)-Bullgaria (F) 14:00 Kosova (M)-Bullgaria (M) 17 maj 09:00 Maqedonia Veriore (F)-Kosova (F) 11:00 Maqedonia Veriore (M)-Maqedonia Veriore (M) 12shja e Kosovës (M) Riyad Gashi Art Nesushta Menar Misini Mal Shala Endi Gashi Ber Kito Shuajb Myrta Enes Kasapolli Amar Haxha Trim Demaliaj Leon Lyta Artur Bejiq Trajner: Egzon Uka, ndihmëstrajnerë: Adel Imeri 12shja e Kosovës (F) Sara Rexhaj Nejira Zeqiri Enea Ajazi Reandra Bajrami Bora Bajrami Sara Gjergjizi Natyra Muzlukaj Arbresha Ajazi Mirnesa Jukovic Xhesika Berisha Dua Rasimi Ylleza Morina
Go to News Site