Telegrafi
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë së dielës në një patrullim rreth orës 01:30 të mëngjesit ka hasur një automjet me katër persona, ndërsa te njëri prej tyre ka gjetur armë dhe thikë. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit rutinë, tek i dyshuari V. B., mashkull rreth 22 vjeçar nga Peja, është gjetur një pistoletë me tetë fishekë të kalibrit të panjohur si dhe një brisk me hapje tehu rreth 9 cm. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe armët janë sekuestruar. /Telegrafi/
Go to News Site