Telegrafi
Luis Enrique ka zbuluar se e ka anashkaluar ceremoninë e çmimeve të UNFP-së të hënën, pasi ka preferuar të qëndrojë në shtëpi për të analizuar Arsenalin, në prag të fazës vendimtare të sezonit për Paris Saint-Germain. Trajneri i PSG-së foli për mungesën e tij gjatë konferencës për media para përballjes ndaj Lens, duke theksuar se i gjithë fokusi i tij mbetet te përgatitja e skuadrës për sfidat e ardhshme. “Unë nuk shkoj kurrë në këso lloj ceremonish. Preferoj të qëndroj në shtëpi dhe të studioj Arsenalin”, deklaroi Luis Enrique. Megjithëse mungoi në ceremoninë prestigjioze, tekniku spanjoll i përgëzoi lojtarët e tij për çmimet e fituara dhe pati fjalë të mëdha për trajnerin e Lensit, Pierre Sage, pas sezonit mbresëlënës që ka zhvilluar. “Ajo që ka bërë Pierre Sage është e jashtëzakonshme. Ai e meriton këtë çmim si trajneri më i mirë i sezonit”, shtoi ai. PSG po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më vonë këtë muaj, ndërsa është shumë pranë sigurimit të një tjetër titulli në Ligue 1. /Telegrafi/
Go to News Site