Telegrafi
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Mes shumë temave të diskutuara, Shatri ka folur gjithashtu edhe për punën me grupmoshat e reja të Kosovës në basketboll. Ai tha se për të ishte një ndër përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare, ku veçoi turneun në Andorra si një kujtim të paharrueshëm. “Kombëtarja për mua dhe përfaqësimi i vendit është përveç nder, është edhe obligim sidomos në fushën në të cilën jemi për ta përfaqësuar vendin”. “Realisht unë kam qenë trajner i të gjitha gjeneratave. Ka qenë edhe U16 ku për herë të parë pas pranimit në FIBA, kemi marrë pjesë në Andorrë me gjeneratën U16”. “Nuk po e di vitin saktë por e di që ka qenë hera e parë pas pranimit të Kosovës në FIBA”, ka rrëfyer Shatri mes tjerash. Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi /
Go to News Site