Collector
Lulja që pothuajse askush nuk arrin ta shkatërrojë: Përhapet vetë në oborr dhe lulëzon pa ndërprerje | Collector
Lulja që pothuajse askush nuk arrin ta shkatërrojë: Përhapet vetë në oborr dhe lulëzon pa ndërprerje
Telegrafi

Lulja që pothuajse askush nuk arrin ta shkatërrojë: Përhapet vetë në oborr dhe lulëzon pa ndërprerje

Është një nga lulet më rezistente dekorative. E duron vapën, mungesën e ujit dhe kërkon shumë pak kujdes, ndërsa lulëzon nga vera deri në ngricat e para Emri latin i saj është Portulaca grandiflora . Kjo lule i reziston kushteve që shumë bimë të tjera nuk do t’i përballonin. Ajo e duron thatësinë, vapën e fortë dhe diellin përvëlues, ndërsa vazhdon të lulëzojë pa ndërprerje nga qershori deri në ngricat e para. Madje, shumë kultivues thonë se sa më pak të ndërhyhet te kjo bimë, aq më e harlisur dhe më e bukur bëhet. Portulaka mund të mbillet në kopsht, në vazo, në terasa, ballkone apo si mbulesë dekorative rreth trëndafilave dhe shtigjeve të gurta. Për shkak të pamjes së dendur dhe ngjyrave të forta, përdoret shpesh edhe në kopshte dekorative dhe shkëmbore. Koha më e përshtatshme për mbjellje është marsi dhe prilli, qoftë nga fara apo nga fidanët. Në muajin maj zakonisht gjendet edhe në fidanishte, në gota të vogla për mbjellje direkte. E vetmja gjë që kjo lule kërkon është kullimi i mirë i ujit. Nëse mbillet në vazo, rekomandohet që në fund të vendoset pak rërë ose zhavorr i imët. Ujitja bëhet rrallë, kryesisht gjatë ditëve shumë të nxehta të verës, transmeton Telegrafi. Një nga veçoritë më interesante të saj është se përhapet vetë. Farat bien në tokë dhe mund të mbijetojnë edhe gjatë dimrit, duke mbirë sërish në pranverën e ardhshme. Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz thonë me shaka se është më e lehtë ta mbjellësh sesa ta zhdukësh nga oborri. Lulet e saj hapen me rrezet e para të diellit dhe mbyllen kur bie nata. Ato mund të jenë njëngjyrëshe ose të përziera, në nuanca të bardha, të verdha, portokalli, rozë, të kuqe apo vjollcë. Bima ka kërcell të kuqërremtë, gjethe të vogla e mishore dhe zakonisht rritet nga 10 deri në 15 centimetra lartësi. Portulaka konsiderohet si një nga lulet më mirënjohëse për ata që duan oborr plot ngjyra, pa shumë punë dhe mirëmbajtje. /Telegrafi/

Go to News Site