Collector
Trump publikon hartën e Venezuelës si “Shteti i 51-të” i SHBA-së | Collector
Trump publikon hartën e Venezuelës si “Shteti i 51-të” i SHBA-së
Telegrafi

Trump publikon hartën e Venezuelës si “Shteti i 51-të” i SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi në rrejtet sociale një hartë të Venezuelas me flamurin e SHBA-së dhe mbishkrimin “Shteti i 51-të”. Postimi erdhi ndërsa Trump po udhëtonte drejt Kinës për një samit të rëndësishëm, një ditë pasi presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se vendi i saj kurrë nuk e kishte shqyrtuar mundësinë për t’u bërë shteti i 51-të amerikan. Ajo e tha këtë disa muaj pasi forcat amerikane në janar kapën presidentin Nicolas Maduro. Më herët të hënën, Trump tha për Fox News se po shqyrtonte mundësinë që shteti i Amerikës së Jugut të bëhej një shtet i ri federal i SHBA-së, pas muajsh pretendimesh se kontrollonte këtë vend të pasur me naftë. Rodríguez, që nga marrja e pushtetit, ka mbikëqyrur zbutjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Administrata e saj ka zbatuar reforma me të cilat sektori minerar dhe ai i naftës në Venezuelë janë rihapur për kompanitë e huaja, veçanërisht ato amerikane. Ndërkohë, opozita venezueliane po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve. E pyetur më 1 maj për mundësinë e një votimi të ri, Rodríguez tha se “nuk e dinte” dhe se ai do të ndodhte “dikur”. /Telegrafi/

Go to News Site