Collector
Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa lagje në Mitrovicë dhe Zubin Potok pritet të mbesin pa ujë | Collector
Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa lagje në Mitrovicë dhe Zubin Potok pritet të mbesin pa ujë
Telegrafi

Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa lagje në Mitrovicë dhe Zubin Potok pritet të mbesin pa ujë

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Fadil Deliqi”, rrugën “Martirët e Studimes”, në fshatin Shipol dhe në lagjen Bair. Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë paralajmëruar në fshatin Varagë dhe në Zubin Potok. Kompania ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Po ashtu, KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në raste të tilla, qytetarëve u është rekomanduar që ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. /Telegrafi/

Go to News Site