Collector
Bitcoin kalon në zonën e gjelbër, sinjalizon mundësi rritjeje në treg | Collector
Bitcoin kalon në zonën e gjelbër, sinjalizon mundësi rritjeje në treg
Telegrafi

Bitcoin kalon në zonën e gjelbër, sinjalizon mundësi rritjeje në treg

Treguesi i ciklit “Bull-Bear” për Bitcoin ka kaluar së fundmi në zonën e gjelbër, duke sinjalizuar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të tregut dhe një potencial për një trend rritës. Sipas të dhënave nga analistët e tregut të kriptovalutave, ky tregues historikisht është përdorur për të identifikuar fazat e tregut, duke kombinuar disa metrika si MVRV, NUPL dhe raportet e fitimit apo humbjes së investitorëve afatgjatë dhe afatshkurtër. Kalimi mbi mesataren 365-ditore konsiderohet zakonisht si një sinjal “bullish”, që tregon se tregu mund të jetë duke hyrë në një fazë rritjeje, shkruan coinmarketcap . Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky indikator nuk është gjithmonë i pagabueshëm. Në disa raste të mëparshme ai ka dhënë sinjale të rreme, ndaj rekomandohet kujdes në interpretimin e tij. Në ciklin e mëparshëm, një sinjal i ngjashëm në mars të vitit 2023 u pasua nga një rritje e fortë e çmimit të Bitcoin-it, ndërsa në vitin 2022 tregu nuk reagoi në të njëjtën mënyrë. Në kohën e raportimit, Bitcoin po tregtohet rreth nivelit 80 mijë dollarë, ndërsa disa analistë e shohin këtë zhvillim si një shenjë të mundshme të fillimit të një faze të re rritëse në tregun e kriptomonedhave. /Telegrafi/

Go to News Site