Collector
Arbeloa mbështet akuzat e Perezit për skandalin Negreira dhe humbjen e titujve nga Real Madridi | Collector
Arbeloa mbështet akuzat e Perezit për skandalin Negreira dhe humbjen e titujve nga Real Madridi
Telegrafi

Arbeloa mbështet akuzat e Perezit për skandalin Negreira dhe humbjen e titujve nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, i bëri jehonë akuzave të presidentit Florentino Perez se klubit po i grabiteshin titujt dhe se gjyqtarët dyshohet se favorizonin Barcelonën për shkak të skandalit Negreira. Dje (e martë) gjatë ditës, presidenti i Realit, Perez, mbajti një konferencë për shtyp ku akuzoi gazetarët për lajme të rreme ndaj klubit, teksa akuzoi edhe drejtuesit e La Ligës për dëmtimin e tyre. Ai përmendi skandalin Negreira, teksa theksoi se Real Madridit vetëm në epokën e tij iu kanë vjedhur shtatë tituj të La Ligës dhe i këtij mendimi është edhe trajneri aktual i ekipit, Arbeloa. Perez: Duhet të kisha fituar 14 tituj të La Liga me Real Madridin, më vodhën shtatë “Florentino tha që na u vodhën titujt e La Ligës? Sigurisht, të gjithë e dimë çfarë ndodhi”, ka thënë fillimisht Arbeloa. “Do të ishte mirë nëse çështja Negreira do të zgjidhej. Është e qartë se nuk është as ligjore dhe as nuk ka kuptim për ata prej nesh të përfshirë në futboll”. “Është e pabesueshme që vetëm futbolli mbron ligjshmërinë. Është një ndjenjë që e ndajnë të gjithë tifozët e Madridit", përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/

Go to News Site