Collector
Trump arrin në Kinë - vizita e parë e një presidenti amerikan që nga viti 2017 | Collector
Trump arrin në Kinë - vizita e parë e një presidenti amerikan që nga viti 2017
Telegrafi

Trump arrin në Kinë - vizita e parë e një presidenti amerikan që nga viti 2017

Donald Trump ka mbërritur në Kinë në kuadër të vizitës zyrtare në Pekin, duke shënuar udhëtimin e parë të një presidenti amerikan në kryeqytetin kinez që nga viti 2017. Vizita zhvillohet në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-sës dhe Kinës, sidomos në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik. Një ditë para arritjes, Trump deklaroi se Uashingtoni nuk ka nevojë për ndihmën e Pekinit në lidhje me Iranin, duke shtuar se SHBA-ja do të “fitojë në një mënyrë ose në një tjetër – qoftë paqësisht apo ndryshe”. Gjatë vizitës, ai pritet të zhvillojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping, shkruan cnn . Sipas mediave ndërkombëtare, në qendër të diskutimeve do të jenë përpjekjet për uljen e tensioneve mes dy fuqive botërore, si dhe mosmarrëveshjet tregtare që vitet e fundit janë shndërruar në një përballje të ashpër ekonomike. Trump në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga shefi i Teslas, Elon Musk dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, çka ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të rolit të tyre në ekonominë dhe teknologjinë globale. /Telegrafi/

Go to News Site