Collector
Marrëveshja me PDK-në, Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së Prishtinës | Collector
Marrëveshja me PDK-në, Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së Prishtinës
Telegrafi

Marrëveshja me PDK-në, Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografinë e përbashkët të drejtorëve që do të udhëheqin drejtoritë komunale. Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë, do të funksionojnë si një ekip i vetëm. Marrëveshja me Ramën, PDK do të marrë drejtimin e 7 drejtorive në kryeqytet “Profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të së mirës publike dhe mirëqenies së çdo qytetari të Kryeqytetit. Me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë, do të funksionojmë si një ekip i vetëm për t’i vazhduar projektet madhore të Prishtinës dhe për t'i dhënë Kryeqytetit drejtimin që meriton.Vizioni për Prishtinën e së ardhmes është i qartë, një kryeqytet modern, funksional dhe dinjitoz për të gjithë. Së bashku me këtë ekip, do të vazhdojmë ta shndërrojmë këtë vizion në punë konkrete dhe rezultate të prekshme”, ka shkruar Rama. Siç ka shkruar ai, përtej dallimeve politike, qëllimi dhe angazhimi i tyre i përbashkët është që të punojnë me përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e kryeqytetit dhe për të ardhmen që meritojnë qytetarët e këtij vendi. /Telegrafi/

Go to News Site