Collector
Ndalohen dy persona, vozitën mopedë pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktuan aksidente | Collector
Ndalohen dy persona, vozitën mopedë pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktuan aksidente
Telegrafi

Ndalohen dy persona, vozitën mopedë pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktuan aksidente

MPB Maqedoni njofton se janë ndaluar dy persona, të cilët nën ndikimin e alkoolit duke vozitur mopedë shkaktuan aksidente trafiku. Njëri rast ka ndodhur në Shën Nikollë, ndërsa njëri në Kumanovë. "Më 12.05.2026 në orën 12:00 në NJPB Shën Nikollë u njoftua se në rrugën “Koço Racin” në Shën Nikollë, një moped me targa të Shën Nikollës, i drejtuar nga N.D.(18) nga Shën Nikolla, ka goditur 69-vjeçaren U.Ç. Nga ky aksident, U.Ç. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Shtip. N.D. është privuar nga liria, pasi gjatë këqyrjes së kryer nga ekipi hetimor i policisë në NJPB Shën Nikollë është konstatuar se ai e ka drejtuar mopedin pa poseduar patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës". "Më 12.05.2026 rreth orës 18:05 në SPB Kumanovë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” dhe sheshit “Marshall Tito” në Kumanovë, D.Gj.(47) nga Kumanova, duke drejtuar mopedin “Piagjio” me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Gjatë këqyrjes së kryer nga ekipi hetimor i policisë dhe kontrolleve të realizuara, është konstatuar se D.Gj. e ka drejtuar mopedin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.80 promilë alkool në gjak. Ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse", thonë nga MPB.

Go to News Site