Collector
Finalja e Kupës së Italisë, Lazio - Inter: Sarri dhe Chivu me më të mirët | Collector
Finalja e Kupës së Italisë, Lazio - Inter: Sarri dhe Chivu me më të mirët
Telegrafi

Finalja e Kupës së Italisë, Lazio - Inter: Sarri dhe Chivu me më të mirët

Fituesi i edicionit të 79-të të Kupës së Italisë (Coppa Italia) do të përcaktohet sonte pas 90 minutave, ndërsa nëse rezultati mbetet i barabartë, ndeshja do të shkojë në vazhdime dhe, nëse është e nevojshme, edhe në penallti. Interi e sheh këtë finale si mundësi për të kompletuar “dopietën”, pas triumfit në Serie A dhe fitimit të Scudettos. Në anën tjetër, Lazio synon trofeun, por edhe një objektiv po aq të rëndësishëm: sigurimin e një bilete për në Ligën e Evropës. Skuadrat vijnë në këtë përballje vetëm një javë pas ndeshjes në kampionat, ku Nerazzurrët fituan bindshëm 3-0, megjithëse kjo finale luhet në terren neutral. Tonight's the night! The #CoppaItaliaFrecciarossa Final awaits ? pic.twitter.com/10eKmV0Ne4 — Lega Serie A (@SerieA_EN) May 13, 2026 Për Lazion, i gjithë sezoni varet nga kjo ndeshje, pasi në Serie A skuadra po lufton dhe ka vështirësi edhe për të siguruar një pozitë brenda 10-shes së parë. Maurizio Sarri dhe Cristian Chivu kanë zbuluar formacionet zyrtare. Lazio : Motta; Marusic, Gila, Romagnoli, Nuno Tavares; Basic, Patric, Taylor; Isaksen, Noslin, Zaccagni. Inter: J. Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Dumfries, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Go to News Site