Collector
Gjini: Haradinaj fillimisht kërkoi të renditej i fundit në listë | Collector
Gjini: Haradinaj fillimisht kërkoi të renditej i fundit në listë
Telegrafi

Gjini: Haradinaj fillimisht kërkoi të renditej i fundit në listë

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka vlerësuar kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si simbol të Kosovës dhe të vetë AAK-së. Gjini ka treguar edhe detaje rreth renditjes së Haradinajt në listën zgjedhore të partisë, duke thënë se fillimisht ai kishte shprehur dëshirën që të renditej në fund të listës. “Ramush Haradinaj është me ne, është në listë. Ai fillimisht ka kërkuar të jetë numri 110, pra i fundit në listë. Ne kemi vlerësuar se duhet të jetë më lart dhe përfundimisht ai është vendosur në numrin 11. Nuk është vendim i imi personal, por propozim i imi që është diskutuar brenda partisë”, ka deklaruar Gjini. Ai shtoi se Haradinaj ka vendosur të mos e udhëheqë listën dhe të mos garojë për kryetar të partisë në këtë proces, por mbetet figurë qendrore e AAK-së. “Sa të ekzistojë Aleanca, Ramush Haradinaj është simbol i Kosovës dhe i AAK-së dhe askush nuk mund t’i thotë ndryshe”, ka theksuar Gjini.

Go to News Site