Collector
Reagon Haxhiu pas sulmit fizik në Skenderaj: Ftoj organet e rendit që të veprojnë menjëherë | Collector
Reagon Haxhiu pas sulmit fizik në Skenderaj: Ftoj organet e rendit që të veprojnë menjëherë
Telegrafi

Reagon Haxhiu pas sulmit fizik në Skenderaj: Ftoj organet e rendit që të veprojnë menjëherë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Hashiu ka dënuar sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëëvendosje në Skenderaj. Sipas postimit thuhet se: “Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”. Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit Haxhiu fton organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit. “Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike. Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Go to News Site