Collector
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake | Collector
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
Telegrafi

Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake

Donald Trump ka thënë se presidenti i Kinës është pajtuar që të mos i ofrojë Iranit asnjë pajisje ushtarake. Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan gjithashtu tha se Pekini ka pranuar të porosisë 200 aeroplanë Boeing. Trump, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore, më herët tha se ai dhe presidenti kinez Xi Jinping kishin rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të mbetet e hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë”. A mund të ketë "rikthim të luftimeve" në Iran dhe Lindjen e Mesme? GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE Kina ka lidhje të ngushta me Iranin dhe është konsumatori numër një i naftës iraniane, shkruan skynews . “Presidenti Xi do të donte të shihte një marrëveshje të arritur. Ai do të donte ta shihte një marrëveshje të arritur. Dhe ai e ofroi këtë. Ai tha: ‘Nëse mund të ndihmoj në çfarëdo mënyre, do të doja të ndihmoja’”, tha lideri amerikan. Trump pritej gjerësisht që të shtynte Kinën të ushtrojë presion mbi Iranin për të pranuar një marrëveshje paqeje dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kritike për naftën që ka qenë kryesisht e bllokuar gjatë luftës. /Telegrafi/

Go to News Site