Collector
Irani vendos nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit | Collector
Irani vendos nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit
Telegrafi

Irani vendos nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit

I rani ka njoftuar se ka dislokuar nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rriten. Bëhet fjalë për mjete detare të zhvilluara posaçërisht për ujërat e cekëta të kësaj ngushtice strategjike. Sipas mediave iraniane dhe raportimeve të Bloomberg dhe Reuters, vendosja e nëndetëseve është paraqitur si pjesë e forcimit të kontrollit mbi korridorin detar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të energjisë. Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, deklaroi se në zonë janë dërguar nëndetëse të lehta, të cilat i quajti “rojtarë të padukshëm” të Ngushticës së Hormuzit. Analisti i mbrojtjes, Tom Shugart, vlerësoi se mini-nëndetëset iraniane të klasës Ghadir-class submarine mund të paraqesin një kërcënim të kufizuar për anijet tregtare dhe potencialisht të vendosin mina detare, por nuk përbëjnë sfidë serioze për anijet luftarake apo nëndetëset amerikane. A mund të ketë "rikthim të luftimeve" në Iran dhe Lindjen e Mesme? GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE Ai paralajmëroi se këto nëndetëse dizel-elektrike duhet të dalin herë pas here në sipërfaqe për të rimbushur bateritë, gjë që i bën më të lehta për t’u zbuluar nga radarët dhe sistemet e tjera të mbikëqyrjes, shkruan foxnews . “Koha e operimit të tyre do të ishte e kufizuar, ndoshta vetëm për disa ditë”, tha Shugart. Ai shtoi se nëndetëset “në fund do të duhet të dalin në sipërfaqe dhe të përdorin snorkel-in, gjë që i bën më të cenueshme ndaj zbulimit dhe shkatërrimit”. Ky zhvillim vjen në një moment kur lundrimi përmes Ngushticës së Hormuzit është bërë edhe më i vështirë për shkak të aktiviteteve ushtarake, bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe raportimeve për sulme ndaj anijeve të bllokuara në zonë. Më herët, marina amerikane konfirmoi edhe mbërritjen e një nëndetëseje bërthamore të klasës Ohio-class submarine në Gjibraltar, duke theksuar se ky veprim demonstron kapacitetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj aleatëve në NATO. /Telegrafi/

Go to News Site