Collector
Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro | Collector
Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro
Telegrafi

Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

Policia, po gjurmon vendndodhjen dhe personin që e ka mbajtur ujkun i cili u gjet ditën e djeshme në Kozle të Shkupit. Nga MPB thonë se SPB Shkup po ndërmerr masa për përcaktimin e lokacionit dhe identitetit të personit që e ka mbajtur kafshën në robëri. Sipas rregulloreve, mbajtja e kafshëve të egra pa leje përkatëse mund të sjellë dënime serioze, të cilat në raste të caktuara arrijnë deri në 20.000 euro. Në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës thuhet qartë se ndalohet mbajtja dhe rritja e llojeve të kafshëve të egra në kushte të papërshtatshme dhe pa miratimet përkatëse. Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informuan se bëhet fjalë për një ujk të ri, i cili është i kequshqyer dhe peshon vetëm 25 kilogramë.

Go to News Site