Collector
Hapet zyrtarisht televotimi: Shqiptarët anë e mbanë botës kanë 15 minuta kohë për të votuar Shqipërinë në 'Eurovision 2026' | Collector
Hapet zyrtarisht televotimi: Shqiptarët anë e mbanë botës kanë 15 minuta kohë për të votuar Shqipërinë në 'Eurovision 2026'
Telegrafi

Hapet zyrtarisht televotimi: Shqiptarët anë e mbanë botës kanë 15 minuta kohë për të votuar Shqipërinë në 'Eurovision 2026'

Sapo ka përfunduar prezantimi i të 15 shteteve në gjysmëfinalen e dytë të 'Eurovision 2026' dhe tani zyrtarisht është hapur televotimi. Publiku ka vetëm 15 minuta kohë për të votuar dhe për të mbështetur Shqipërinë, e cila këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”. Për të votuar Shqipërinë, dërgoni kodin 13 në numrat zyrtarë të televotimit në vendin ku ndodheni (sipas udhëzimeve të transmetuesit). Alis përfundon me sukses paraqitjen në gjysmëfinalen e 'Eurovision 2026', balada "Nan" emocionon publikun evropian Nga cilat shtete mund të votohet sonte (me SMS/telefon)? Shqipëria mund të votohet sonte nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina. Në këto shtete, votimi bëhet përmes SMS/telefonatës, duke dërguar kodin 13. Foto: Instagram Pjesa tjetër e botës (përfshirë Kosovën) voton online Ndërsa shqiptarët kudo tjetër në botë – përfshirë Kosovën – mund të votojnë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote Televotimi është i hapur vetëm 15 minuta, prandaj koha është tani: Voto 13 për Shqipërinë. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Go to News Site