Collector
Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e 'Eurovision 2026' në Vjenë | Collector
Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e 'Eurovision 2026' në Vjenë
Telegrafi

Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e 'Eurovision 2026' në Vjenë

Finalja e madhe e 'Eurovision 2026' pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania. Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore - nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike - që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese. Lista e plotë me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për finalen e 'Eurovision 2026' Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale. - YouTube youtu.be Lista e plotë e finalistëve të 'Eurovision 2026': Austria – “Tanzschein” (Cosmó) Belgjika – “Dancing on the Ice” (Essyla) Greqia – “Ferto” (Akylas) Serbia – “Kraj mene” (Lavina) Lituania – “Sólo quiero más” (Lion Ceccah) Polonia – “Pray” (Alicja) Suedia – “My System” (Felicia) Kroacia – “Andromeda” (Lelek) Finlanda – “Liekinheitin” (Linda Lampenius & Pete Parkkonen) Gjermania – “Fire” (Sarah Engels) Izraeli – “Michelle” (Noam Bettan) Italia – “Per sempre sì” (Sal Da Vinci) Moldavia – “Viva, Moldova” (Satoshi) Shqipëria – “Nân” (Alis) Australia – “Eclipse” (Delta Goodrem) Bullgaria – “Bangaranga” (Dara) Qiproja – “Jalla” (Antigoni) Çekia – “Crossroads” (Daniel Žižka) Danimarka – “Før vi går hjem” (Søren Torpegaard Lund) Franca – “Regarde !” (Monroe) Malta – “Bella” (Aidan) Norvegjia – “Ya ya ya” (Jonas Lovv) Rumania – “Choke Me” (Alexandra Căpitănescu) Ukraina – “Ridnym” (Leléka) Mbretëria e Bashkuar – “Eins, Zwei, Drei” (Look Mum No Computer) Finalja e 'Eurovision 2026' do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej - madje pse jo, të luftojë për vendet e para. /Telegrafi/

Go to News Site