Telegrafi
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00. “Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë. Takimi do të mbahet në ora 10:45. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim. Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi. /Telegrafi/
Go to News Site