Collector
Logopedia Mirgena Preniqi flet për vonesat në të folur, ekranet dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme te fëmijët | Collector
Logopedia Mirgena Preniqi flet për vonesat në të folur, ekranet dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme te fëmijët
Telegrafi

Logopedia Mirgena Preniqi flet për vonesat në të folur, ekranet dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme te fëmijët

Në episodin e 73-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, logopedia Mirgena Preniqi e cila foli për zhvillimin e të folurit tek fëmijët dhe të rriturit, ndikimin e teknologjisë dhe rëndësinë e trajtimit në kohë të çrregullimeve gjuhësore. Preniqi shpjegoi se logopedia është një fushë e specializuar e shkencave shëndetësore terapeutike, që merret me parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit dhe komunikimit. - YouTube www.youtube.com Sipas saj, ndër diagnozat më të shpeshta tek fëmijët janë vonesat gjuhësore, çrregullimet e artikulimit, disleksia dhe belbëzimi, ndërsa tek të rriturit hasen më shumë çrregullime neurologjike si afazia, dizartria dhe problemet e gëlltitjes. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte zhvillimi tipik i të folurit tek fëmijët dhe shenjat që duhet t’i alarmojnë prindërit. “Çdo fëmijë deri në moshën dyvjeçare duhet të ketë minimumi pesëdhjetë fjalë”, tha Preniqi, duke shtuar se mungesa e komunikimit, mosinteresimi për bashkëbisedim dhe moskuptimi i udhëzimeve të thjeshta janë sinjale që kërkojnë vlerësim profesional. Ajo theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme, duke potencuar se periudha nga lindja deri në moshën pesë apo gjashtë vjeçare është vendimtare për zhvillimin e trurit. “Sa më herët që fillohet trajtimi, aq më shumë kemi gjasa që fëmija të ketë sukses në të ardhmen”, u shpreh ajo. Preniqi po ashtu foli edhe për ndikimin e teknologjisë tek fëmijët. Preniqi tha se ekranet nuk i ndihmojnë fëmijët të mësojnë të flasin, por shpesh ua marrin mundësinë për ndërveprim social dhe stimulim të trurit. “Ekranet nuk i mësojnë fëmijët të flasin”, deklaroi ajo, duke iu referuar hulumtimeve të neurologjisë dhe pediatrisë që lidhin kohën e gjatë para ekranit me shtimin e vonesave gjuhësore. Sipas saj, përdorimi i tepruar i telefonave, tabletëve dhe videove të shpejta ndikon negativisht edhe në përqendrim, durim dhe zhvillimin emocional të fëmijëve. Ajo shtoi se shumë prej problemeve të sotme lidhen me mungesën e kohës kualitative mes prindërve dhe fëmijëve. “Koha kualitative është leximi i librave, lojërat funksionale dhe përfshirja e fëmijëve në aktivitetet e përditshme”, tha Preniqi. /Telegrafi/

Go to News Site