Telegrafi
Performanca e Antigoni Buxton në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest 2026 ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, pasi përfaqësuesja e Qipro arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe me këngën Jalla. Këngëtarja, e njohur edhe për pjesëmarrjen në Love Island, performoi në skenën e Eurovisionit në Vjenë, ndërsa bashkë me Qipron në finale kaluan edhe Shqipëria, Australia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Malta, Norvegja, Rumania dhe Ukraina. Megjithatë, shumë fansa të konkursit kritikuan performancën e saj, duke komentuar kryesisht vokalin dhe problemet teknike gjatë interpretimit. Në rrjetin X u publikuan komente të shumta si: “Qiproja nuk e meritonte finalen”, “Gjithçka ishte perfekte përveç vokalit” apo “Kalimi i Qipros në finale është më i keq se fitorja e Izraelit”. Nga ana tjetër, një pjesë e publikut e mbështeti këngëtaren dhe vlerësoi energjinë e këngës Jalla, duke e cilësuar performancën argëtuese dhe mjaft tërheqëse për skenën e Eurovisionit. Antigoni Buxton kishte deklaruar më parë se pjesëmarrja në Eurovision ishte një ëndërr e kahershme për të. Ajo ka treguar se u frymëzua nga Helena Paparizou, e cila fitoi për Greqinë në vitin 2005. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site