Collector
Shakira dhe Burna Boy publikojnë himnin zyrtar të FIFA World Cup 2026 | Collector
Shakira dhe Burna Boy publikojnë himnin zyrtar të FIFA World Cup 2026
Telegrafi

Shakira dhe Burna Boy publikojnë himnin zyrtar të FIFA World Cup 2026

FIFA ka prezantuar zyrtarisht himnin e FIFA World Cup 2026. Kënga titullohet Dai Dai dhe vjen si bashkëpunim mes yllit kolumbian Shakira dhe artistit nigerian Burna Boy. Sipas FIFA-s, kënga bashkon energjinë globale të dy artistëve në një festë muzikore që simbolizon futbollin, kulturën dhe unitetin. View this post on Instagram A post shared by Shakira (@shakira) Titulli “Dai Dai” është një shprehje italiane që përdoret si thirrje motivuese dhe mund të përkthehet si “Hajde” ose “Le të shkojmë”. Refreni shumëgjuhësh i këngës përfshin fraza në disa gjuhë të ndryshme dhe synon të pasqyrojë frymën ndërkombëtare të Kupës së Botës. Në tekst përmenden edhe emra legjendarë të futbollit si Pele, Diego Maradona, Paolo Maldini, Romario, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Kaka, Kylian Mbappe, Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Mohamed Salah. Në fillim të muajit maj, Shakira kishte paralajmëruar publikimin e këngës përmes një videoje të shkurtër të ndarë në rrjetet sociale nga Maracanã Stadium. FIFA bëri të ditur gjithashtu se të ardhurat nga të drejtat e autorit të këngës do të shkojnë për Fondin Global të Edukimit Qytetar të FIFA-s. Kjo është hera e dytë që Shakira realizon himnin zyrtar të Kupës së Botës, pas suksesit global të Waka Waka (This Time for Africa) në vitin 2010. Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar se finalja e turneut, që do të zhvillohet më 19 korrik në New Jersey, do të shoqërohet me një spektakël muzikor në pushimin mes pjesëve, ku pritet të performojnë Madonna, Shakira dhe BTS. 2026 FIFA World Cup do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site