Collector
Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor | Collector
Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor
Telegrafi

Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor

MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej tetë denoncime për dhunë në familje, ndërsa gjashtë persona kanë përfunduar në stacion policor. "Më 15.05.2026, në orën 01:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria C.C. (33) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 14.05.2026 rreth orës 14:45, në shtëpinë familjare, fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij 52-vjeçare, pas çka në oborrin e shtëpisë familjare e kishte dëmtuar automjetin e pasagjerëve". "Më 15.05.2026, në orën 05:40 në SPB Shkup, një burrë 34-vjeçar nga Shkupi njoftoi se rreth orës 00:50, në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij 32-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte përdorur edhe një send të fortë. Ndërkaq, gruaja 32-vjeçare njoftoi se rreth orës 00:50, në shtëpinë e partnerit të saj 34-vjeçar, pas një zënke paraprake, ai e kishte sulmuar fizikisht duke përdorur një mjet të fortë". "Më 14.05.2026, në orën 14:00 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga Shkupi njoftoi se më 13.05.2026 rreth orës 11:00, në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj G.V. (44) nga Shkupi". "Më 14.05.2026 rreth orës 21:00 në Vinicë, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e privuan nga liria Z.D. (58) nga Vinica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 53-vjeçare". "Më 14.05.2026, në orën 16:55 në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e privuan nga liria D.A. (36) nga Dellçeva, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 14:20 e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 34-vjeçare në vendin e saj të punës, e pasi ishte larguar, kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes një aplikacioni mobil". "Më 15.05.2026, në orën 04:50, nëpunës policorë nga NJPB Berovë e privuan nga liria V.P. (40) nga Pehçeva, duke vepruar pas denoncimiti paraprak se rreth orës 00:50, në shtëpinë familjare, e kishte kërcënuar motrën e tij 41-vjeçare". "Më 14.05.2026 rreth orës 15:30 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.V. (39) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 14:00 në Kërçovë fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 40-vjeçare". "Më 15.05.2026, në ora 02:15, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria Z.A. (51) nga një fshat i rajonit të Kavadarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 37-vjeçare nga Kavadari se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj", thuhet në njoftimin e MPB-së. Në fund theksojnë se "po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse".

Go to News Site