Collector
Një hetim i New York Times zbulon se Izraeli shpenzoi mbi një milion dollarë për fushatën e Eurovisionit gjatë luftës në Gaza | Collector
Një hetim i New York Times zbulon se Izraeli shpenzoi mbi një milion dollarë për fushatën e Eurovisionit gjatë luftës në Gaza
Telegrafi

Një hetim i New York Times zbulon se Izraeli shpenzoi mbi një milion dollarë për fushatën e Eurovisionit gjatë luftës në Gaza

Një hetim i publikuar nga The New York Times ka zbuluar se Izraeli zhvilloi një fushatë të koordinuar, me mbështetje qeveritare, për ta shndërruar Eurovisionin në një instrument të “soft power”-it, duke shpenzuar më shumë se një milion dollarë (rreth 860 mijë euro) për promovimin e pjesëmarrësve të tij dhe duke lobuar për të qëndruar në garë, pavarësisht rritjes së reagimeve negative për shkak të luftës në Gaza. Sipas hetimit, i publikuar të dielën, Izraeli ka shpenzuar mbi 800 mijë dollarë (688 mijë euro) për reklama rreth 'Eurovision 2024' në Malmö, Suedi, ndërsa fondet lidhen me zyrën e diplomacisë publike të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Raportimi thotë se zyrtarë izraelitë, ambasada dhe grupe pro-Izrael kanë koordinuar fushata në disa gjuhë, duke i nxitur shikuesit të votojnë deri në 20 herë për përfaqësuesin e Izraelit, Yuval Raphael. Sipas New York Times , edhe Netanyahu thuhet se ka publikuar në Instagram grafika me thirrje që mbështetësit të maksimizonin votat. Protestues duke demonstruar para Finales së Madhe të konkursit të vitit 2025, në Bazel të Zvicrës (Foto: Sebastien Bozon/Agence France-Presse — Getty Images) Hetimi thekson se sistemi i votimit i Eurovisionit e bën garën shumë të cenueshme nga fushatat e koordinuara, pasi shikuesit lejohej të hedhin disa vota të paguara. Duke u bazuar në të dhëna të brendshme të votimit që gazeta thotë se i ka siguruar gjatë hetimit, New York Times ka arritur në përfundimin se në disa vende, fitorja e televotimit mund të sigurohej me vetëm disa qindra votues të koordinuar. Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e 'Eurovision 2026' në Vjenë Shembull përmendet Spanja, ku sondazhet tregonin kritika të gjera ndaj luftës së Izraelit në Gaza, por megjithatë Yuval Raphael fitoi televotimin me mbi 47 mijë vota. New York Times llogarit se më pak se 500 persona, nëse secili do të votonte maksimumin (20 herë), do të mund të mjaftonin për ta siguruar vendin e parë. Kryeministri Benjamin Netanyahu me këngëtaren përfaqësuese të Izraelit në 'Eurovision 2024', Eden Golan (Foto: Haim Zach/GPO) Hetimi thotë gjithashtu se ambasadat izraelite kanë ushtruar presion ndaj transmetuesve europianë që të kundërshtonin përpjekjet për përjashtimin e Izraelit nga gara. Ndërkohë, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) – organizatori i Eurovisionit – thuhet se i ka siguruar privatisht transmetuesit se Izraeli nuk ka ndikuar në mënyrë të papërshtatshme procesin e votimit, por ka refuzuar të publikojë të dhëna të detajuara ose të urdhërojë një rishikim të pavarur. Portretet e nënave shqiptare që me mallëngjim presin bijtë e tyre të kthehen nga mërgimi - performanca e Alis prek audiencën e Eurovisionit Sipas raportit, më vonë EBU vendosi kufizime të paqarta ndaj fushatave “joproporcionale” të promovimit dhe e uli numrin maksimal të votave për shikues nga 20 në 10. Kontestimet kanë thelluar ndasitë brenda Eurovisionit, me transmetues dhe zyrtarë në disa vende që akuzojnë Izraelin se po e politizon garën. Nga ana tjetër, organizatorët kanë mbrojtur integritetin e konkursit: drejtori i Eurovisionit, Martin Green, i ka thënë New York Times se rezultati i fortë i Izraelit reflektonte një “diasporë të motivuar” dhe një këngë të pëlqyer, jo manipulim. Këngëtarja Eden Golan dhe ekipi i saj brohoritën kur u shpallën votat për Izraelin gjatë Finales së Madhe të vitit 2024 në Malmo të Suedisë (Foto: Jessica Gow/EPA/Shutterstock) Këtë javë, organizatorët i dërguan një paralajmërim formal transmetuesit izraelit KAN, pasi ky i fundit publikoi video në disa gjuhë me thirrje që shikuesit të “votojnë 10 herë” për përfaqësuesin e Izraelit në Eurovision 2026, Noam Bettan, gjatë gjysmëfinales së parë. Green tha se KAN u urdhërua t’i largojë menjëherë videot, pasi shkelin rregullat e reja të krijuara për të kufizuar fushatat e palëve të treta. Ky zhvillim vjen në një kohë kur kritikat ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në evente kulturore ndërkombëtare janë rritur për shkak të luftës në Gaza. Sipas tekstit, Islanda, Irlanda, Holanda, Spanja dhe Sllovenia kanë vendosur të bojkotojnë Eurovision 2026 në Vjenë, pas mosmarrëveshjeve rreth pjesëmarrjes së Izraelit. Debati, sipas raportit, ka kaluar edhe në vetë skenën e Eurovisionit dy vitet e fundit, me protesta, ndërprerje nga publiku dhe kritika nga transmetuesit gjatë performancave izraelite. /Telegrafi/ Numërimi i votave në konkursin 2025 në Basel (Foto: Heikki Saukkomaa/Lehtikuva, via Alamy)

Go to News Site