Collector
Lushtaku: I përgjigjem drejtësisë dhe respektoj institucionet e Republikës | Collector
Lushtaku: I përgjigjem drejtësisë dhe respektoj institucionet e Republikës
Telegrafi

Lushtaku: I përgjigjem drejtësisë dhe respektoj institucionet e Republikës

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është duke u intervistuar nga organet e drejtësisë pas sulmit të djeshëm të kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, e ku dyshohet se është i përfshirë. Lushtaku, pak para nisjes së intervistimit, ka ndarë pamje ku një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për ta mbështetur. Ai thotë se i përgjigjet Republikës, kombit dhe Zotit, duke theksuar se gjithmonë i është përgjigjur drejtësisë dhe institucioneve të shtetit. Megjithatë, Lushtaku krahasoi vetën me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të cilin thotë se “nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë” dhe se “Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht”. Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nis intervistimi i tij “Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka. Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës. Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!”, ka shkruar Lushtaku. Tutje, Lushtaku bëri thirrje për qetësi dhe maturi, ndërsa shprehu shpresën që Prokuroria të mos instrumentalizohet politikisht.

Go to News Site