Collector
Artistja Eliza Hoxha rikonfirmon kandidimin për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit | Collector
Artistja Eliza Hoxha rikonfirmon kandidimin për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit
Telegrafi

Artistja Eliza Hoxha rikonfirmon kandidimin për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha ka rikonfirmuar zyrtarisht kandidimin e saj për deputete, duke bërë të ditur se do të jetë sërish pjesë e garës politike nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Hoxha e cila njihet për hitet e saj si "Rruga e Zemrës", "Pendimi" e shumë të tjera, ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Kosovës nga viti 2019 kur garoi për herë të parë e deri në vitin 2025, ndërsa në zgjedhjet e kaluara të dhjetorit nuk arriti ta sigurojë edhe një mandat tjetër, për një diferencë jo të madhe votash. Megjithatë, ajo ka vendosur të provojë sërish, duke u rikthyer në garë me synimin për të rifituar një ulëse në parlament. Sipas njoftimit të saj, Eliza Hoxha do të kandidojë nga PDK-ja me numrin 21. Foto: Eliza Hoxha/Instagram Rikandidimin e saj e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku theksoi angazhimin e saj në çështje publike dhe bindjen se vendi bëhet më i mirë me punë e përkushtim të përditshëm. “Në shërbim të publikes përherë! … edhe këtë herë do të jem pjesë e garës për deputete të Kuvendit të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës… Në listë do të më gjeni me numrin 21. Për një Kosovë që na bënë të shpresojmë më shumë!”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me 'Sinqerisht! E.H'. Me këtë njoftim, Eliza Hoxha rikthehet në skenën politike për të kërkuar sërish besimin e qytetarëve, duke e lidhur kandidimin me vazhdimin e angazhimit të saj në shërbim të interesit publik. /Telegrafi/

Go to News Site