Collector
Bayern Munich i rinis negociatat për yllin e Sportingut | Collector
Bayern Munich i rinis negociatat për yllin e Sportingut
Telegrafi

Bayern Munich i rinis negociatat për yllin e Sportingut

Bayern Munich thuhet se ka rikthyer interesimin për Ousmane Diomande, teksa vazhdon ta vlerësojë përforcimin e repartit defensiv për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit Ekrem Konur, bavarezët janë në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit të Sportingut dhe tashmë ia kanë prezantuar lojtarit projektin sportiv të klubit. Mbrojtësi 22-vjeçar raportohet se është i hapur për një kalim në Mynih, pavarësisht se së fundmi e ka vazhduar kontratën me Sportingun deri në vitin 2030. Megjithatë, Sporting mbetet në një pozitë të fortë negociuese, pasi klauzola e lirimit të Diomandes vazhdon të jetë 80 milionë euro, edhe pas rinovimit të bërë më herët gjatë këtij viti. Kjo vlerë shihet si pengesë e madhe për Bayernin, sidomos duke pasur parasysh opsionet që i ka aktualisht në qendër të mbrojtjes. Dayot Upamecano dhe Jonathan Tah pritet të formojnë dyshe kryesore, ndërsa Kim Min-jae dhe Hiroki Ito janë alternativa të tjera në dispozicion. Një investim i madh për një tjetër qendërmbrojtës do të ishte, rrjedhimisht, një vendim strategjik i rëndësishëm për drejtuesit e klubit. Kampionët e Bundesligës përballen edhe me konkurrencë nga disa klube evropiane, me Chelsea, Newcastle United dhe AC Milan që po ashtu raportohet se po e monitorojnë situatën e Diomandes./ Telegrafi/

Go to News Site