Telegrafi
Robert Lewandowski ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Kontrata aktuale e reprezentuesit të Polonisë me katalanasit pritej të skadonte më 30 qershor dhe, ndonëse klubi ishte i hapur ta zgjaste edhe për një vit tjetër, sulmuesi veteran ka vendosur të ecë përpara dhe të mbyllë këtë kapitull. Duke postuar në Instagram, Lewandowski publikoi një video emocionale me disa nga kujtimet e tij më të mira me Barcelonën. “Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, ka ardhur koha të vazhdoj përpara. Largohem me ndjesinë se misioni është përmbushur. 4 sezone, 3 kampionate.” View this post on Instagram A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9) “Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që mora nga tifozët që në ditët e mia të para. Katalonja është vendi im në tokë. Faleminderit të gjithëve që takova gjatë këtyre katër viteve të bukura”. “Një falënderim i veçantë për presidentin Laporta, që më dha mundësinë të jetoj kapitullin më të jashtëzakonshëm të karrierës sime”. View this post on Instagram A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona) Me këtë largim tashmë të konfirmuar, Lewandowski i jep fund një aventure katërvjeçare te Barcelona, ku u transferua nga Bayern Munich në verën e vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi tri tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit si dhe tri Superkupa të Spanjës. Ai do t’u thotë lamtumirë tifozëve nesër (e diel) kundër Real Betisit, në ndeshjen që do të jetë takimi i fundit i Barcelonës në shtëpi për këtë sezon./ Telegrafi /
Go to News Site