Collector
Reagimi i Indrit pasi u eliminua Vanesa merr vëmendje, shikuesit e quajnë fals dhe aktor të dobët | Collector
Reagimi i Indrit pasi u eliminua Vanesa merr vëmendje, shikuesit e quajnë fals dhe aktor të dobët
Telegrafi

Reagimi i Indrit pasi u eliminua Vanesa merr vëmendje, shikuesit e quajnë fals dhe aktor të dobët

Në spektaklin e mbrëmjes në Ferma VIP, publiku vendosi përmes votimit që të largojë nga gara Vanesën, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në Indri Shirokën, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje brenda formatit. Pas shpalljes së eliminimit dhe largimit të saj, Indri u pa i prekur emocionalisht dhe shpërtheu në lot para kamerave, duke deklaruar se në një farë mënyre e kishte parashikuar daljen e Vanesës nga loja. Megjithatë, reagimi i tij nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Në rrjete sociale është publikuar një video e momentit duke vënë në dyshim sinqeritetin e emocioneve të Indrit. Komentuesit e kanë quajtur hapur “aktor i dobët” dhe duke nënkuptuar se ai po luan për kamera. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Enki Bracaj (@enki_bracaj) View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Go to News Site