Collector
Renditja e plotë e shteteve në finalen e edicionit të 70-të të Eurovisionit | Collector
Renditja e plotë e shteteve në finalen e edicionit të 70-të të Eurovisionit
Telegrafi

Renditja e plotë e shteteve në finalen e edicionit të 70-të të Eurovisionit

Është mbyllur me emocione të mëdha edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest, i mbajtur këtë vit në Vjenë. Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë. Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Rumania në vendin e tretë, me Alexandra Căpitănescu dhe këngën “Choke Me”, me 296 pikë. Ndërkohë, Shqipëria me Alis dhe baladën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë, duke shënuar një rezultat solid në finalen e madhe. Bullgaria shkruan historinë duke fituar për herë të parë Eurovisionin: Gjithçka që ndodhi në natën finale të edicionit të 70-të të festivalit evropian Renditja e plotë finale (Eurovision 2026) Bullgaria – 516 Izraeli – 343 Rumania – 296 Australia – 287 Italia – 281 Finlanda – 279 Danimarka – 243 Moldavia – 226 Ukraina – 221 Greqia – 220 Franca – 158 Polonia – 150 Shqipëria – 145 Norvegjia – 134 Kroacia – 124 Çekia – 113 Serbia – 90 Malta – 89 Qiproja – 75 Suedia – 51 Belgjika – 36 Lituania – 22 Gjermania – 12 Austria – 6 Mbretëria e Bashkuar – 1 Me këtë fitore, Bullgaria shkroi histori në edicionin jubilar, ndërsa finalja e këtij viti në Vjenë u komentua gjerësisht për konkurrencën e fortë dhe rezultatet befasuese në renditjen përfundimtare. /Telegrafi/

Go to News Site