Telegrafi
Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, duket e panjohur në një foto të re nga policia. Ajo u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur. E njëjta u dërgua në burgun e Qarkut Macomb në Mt. Clemens në Michigan. Kim Scott në vitin 2007 Page Six raportoi se u arrestua vetëm tre ditë pasi u paraqit në gjykatë për akuza të ngjashme. Detektivi Joseph Feld i Departamentit të Policisë së Chesterfield Township i tha TMZ se KIm Scott dyshohet se goditi një makinë ndërsa po ngiste makinën pranë Detroitit. Nuk pati raportime për lëndime dhe që atëherë ajo është liruar. Të hënën e kaluar, u paraqit në gjykatë për t'u deklaruar fajtore për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe mosraportimin e një aksidenti që ndodhi në shkurt. Gjatë incidentit, dyshohet se është përplasur me një makinë të parkuar ndërsa po çonte për pazar djalin e saj adoleshent Parker dhe miqtë e tij. Gjatë dy dekadave të fundit, Kim është arrestuar disa herë, kryesisht për abuzim me substanca, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të rregullave të trafikut. Eminem dhe ajo u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan dy vjet më vonë. Ata u martuan përsëri në vitin 2006 dhe ai paraqiti kërkesë për divorc tre muaj më vonë. /Telegrafi/
Go to News Site