Collector
“Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi”, Lautaro hedh poshtë thashethemet për Barcelonën | Collector
“Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi”, Lautaro hedh poshtë thashethemet për Barcelonën
Telegrafi

“Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi”, Lautaro hedh poshtë thashethemet për Barcelonën

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, theksoi përkushtimin e tij ndaj Nerazzurrëve mes thashethemeve që e lidhin atë me një transferim te Barcelona gjatë verës. Raportet pohuan se Barcelona kishte hapur bisedime për të nënshkruar me 28-vjeçarin, duke e identifikuar atë si një alternativë për Julian Alvarez të Atletico Madridit. Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka hedhur poshtë një transferim në Camp Nou, pasi dëshira e tij është ta mbyll karrierën te Interi. Barcelona hap bisedimet për të nënshkruar me yllin e Interit "Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi. Jam shumë i lumtur këtu. Nuk mund ta imagjinoj veten diku tjetër", "Nëse nuk më përjashtojnë, do të qëndroj gjithmonë këtu!", ka thënë Lautaro. Ndryshe, “El Toro” e ka udhëhequr Interin drejt titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat. Ai ka një kontratë që vlen deri në vitin 2029, ndërsa vlera e tij në treg aktualisht është 85 milionë euro. /Telegrafi/

Go to News Site