Telegrafi
Juela Nikolli ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për periudhën pas Big Brother VIP Albania, karrierën e po ashtu edhe për ish-konkurrentët. Mes tjerash ka dhënë edhe disa deklarata për disa nga banorët, me të cilët ka qëndruar për një kohë brenda shtëpisë së famshme. Foto: TikTok E pyetur nga Ronaldo për Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin, ajo thekson se nuk ka besuar kurrë te dashuria e tyre. Madje shton se ata do të ndahen shumë shpejt për mospërputhje karakteri. "Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Të kam thënë, pas disa muajsh do të thonë jemi ndarë për mospërputhje karakteri", u shpreh ndër tjerash. Juela nga ana tjetër pas Big Brother është fokusuar te projektet e saj që lidhen me muzikë. /Telegrafi/ @topalbania_radio “S’kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre”, Juela: Brikena dhe Mateo do ndahen së shpejti… ♬ original sound - Top Albania Radio
Go to News Site