Collector
“Do ta fitojmë” – Raphinha e telefonon Neymarin pasi ish-ylli i Barcelonës u përfshi në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 | Collector
“Do ta fitojmë” – Raphinha e telefonon Neymarin pasi ish-ylli i Barcelonës u përfshi në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026
Telegrafi

“Do ta fitojmë” – Raphinha e telefonon Neymarin pasi ish-ylli i Barcelonës u përfshi në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, e ka telefonuar me video Neymarin për ta uruar dhe për të festuar përfshirjen e tij në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026, të përzgjedhur nga Carlo Ancelotti. Prej javësh – madje muajsh, në Brazil ishte hapur debat i madh nëse Neymar do ta merrte apo jo ftesën për turneun e kësaj vere, por tashmë është konfirmuar se ai do të jetë pjesë e skuadrës. Vetë Neymar ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet i lumtur për thirrjen dhe ka ndarë edhe bisedën me Raphinhan pas njoftimit zyrtar. Në video dëgjohet një mesazh i ngrohtë dhe plot besim nga ylli brazilian. É A LISTA DO CORAÇÃO! É A LISTA DO BRASIL! Não são apenas 26 nomes. São 26 corações que sonharam com esse momento. VAMOS EM BUSCA DA SEXTA ESTRELA! ⭐ #BateNoPeito ISSO É BRASIL! pic.twitter.com/1MRWJyG9ug — brasil (@CBF_Futebol) May 18, 2026 “Faleminderit, Raphinha, për gjithçka, nga zemra. Ti e di sa shumë respekt dhe dashuri kam për ty. Gjithçka do të shkojë mirë. Do ta fitojmë këtë!”, thotë Neymar. ? Raphinha videocalled Neymar Jr who was in tears after being called up for the World Cup. “We’re together, Rapha… we are gonna ??? this!” Neymar Jr channel on YouTube pic.twitter.com/zzoa0wkA1A — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 19, 2026 Përfshirja e Neymarit nuk ishte e vetmja temë e diskutimit rreth listës së Ancelottit, pasi një tjetër surprizë ishte lënia jashtë e Joao Pedros – një emër që është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës – pavarësisht një sezoni të mirë në Ligën Premier me Chelsean. Brazili në fazën e grupeve do të përballet me Marokun, Haitin dhe Skocinë, ndërsa mbetet të shihet se sa larg mund të shkojë “Seleçao” në këtë Botëror. /Telegrafi/

Go to News Site