Collector
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it | Collector
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it
Telegrafi

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it

Kroacia ka dërguar zyrtarisht 133 pjesëtarë të Forcave të Armatosura si pjesë e Kontingjentit të 45-të Kroat (HRVCON), në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ceremonia u mbajt në kazermat “Kolonel Predrag Matanoviq” në Petrinjë, ku morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Kontingjenti i ri do të veprojë nën komandën e brigadierit Marijan Grđan. Gjatë ceremonisë, Anushiç vlerësoi lart profesionalizmin e ushtarëve kroatë, duke theksuar se kontributi i tyre në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe vende të tjera ka fituar respektin e aleatëve të NATO-s. “Çdo kontingjent kroat ka marrë vlerësime të larta dhe respekt të thellë nga shtetet anëtare të NATO-s”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë të forcave kroate. Ministri kroat e vendosi këtë angazhim edhe në kontekstin historik të ushtrisë së vendit, duke theksuar se ajo është ndërtuar mbi përvojën e Luftës për Atdheun dhe sot përfaqëson një forcë profesionale dhe të konsoliduar. Kroacia, anëtare e NATO që nga viti 2009, ka mbajtur vazhdimisht praninë e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë, përmes njësive të këmbësorisë, inteligjencës dhe ekipeve mjekësore, në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Go to News Site