Collector
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Ferizaj, i pret edhe Karim Adeyemi | Collector
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Ferizaj, i pret edhe Karim Adeyemi
Telegrafi

Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Ferizaj, i pret edhe Karim Adeyemi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anita Haradinaj, kanë qëndruar sot në Ferizaj, ku ishin mysafirë në shtëpinë e reperes së njohur Loredana Zefi. Haradinajt u pritën ngrohtësisht nga Loredana, ndërsa në pritje ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, futbollisti Karim Adeyemi. Çifti, që kohëve të fundit ka qenë në fokus edhe për vizitat në Kosovë, duket se ka ardhur për pushime, teksa mikpritja në Ferizaj u komentua si mjaft e afërt dhe miqësore. Foto: Ramush Haradinaj/Facebook Ramush Haradinaj ka ndarë edhe një postim, ku ka konfirmuar vizitën dhe e ka përshkruar takimin me fjalët: “Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, ka shkruar ai. Foto: Ramush Haradinaj/Facebook Postimi i tij ka ngjallur reagime në rrjet, ndërsa takimi i sotëm shihet si një vizitë miqësore mes Haradinajve dhe çiftit Loredana–Adeyemi. /Telegrafi/

Go to News Site