Telegrafi
Pas dy sezonesh radhazi me mungesë alarmante në turnetë më prestigjioze, Florentino Perez ia ka besuar drejtimin e Real Madridit, Jose Mourinhos, për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez tashmë po e harton me kujdes skuadrën e tij të ardhshme, duke e identifikuar krahun e majtë të mbrojtjes si një zonë kritike që ka nevojë urgjente për forcim. Largimi i afërt i Fran Garcias gjatë verës dhe dyshimet konceptuale rreth performancës së Alvaro Carreras e kanë shtyrë klubin të aktivizojë kërkimin e tyre. Në këtë skenar rindërtimi, trajneri portugez i ka paraqitur stafit teknik tre alternativa shumë tërheqëse dhe premtuese. Plani i Perezit dhe Mourinhos, pesë përforcime për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve I pari në listën e dëshirave të Mourinhos është mbrojtësi gjerman 22-vjeçar, Nathaniel Brown, aktualisht me Eintracht Frankfurt. Çmimi i lojtari vlerësohet të jetë 35 milionë euro. Opsioni i dytë është prania fizike e reprezentuesit senegalez, El Hadji Malick Diouf, të drejtat e të cilit i përkasin një skuadre të West Ham që përballet me rënie nga kategoria. Ky lojtar vlerësohet më pak se Brown, pasi ka një çmim prej 28 milionë eurosh. Treshja e kandidatëve plotësohet nga mbrojtësi suedez, Daniel Svensson, një lojtar i gjithanshëm që shkëlqen për Borussia Dortmund. Megjithatë, suedezi është lojtari më i lirë nga këta tre, pasi vlerësohet 22 milionë euro. Plani i klubit përfshin monitorim të afërt të të tre mbrojtësve gjatë Kupës së Botës 2026. Real Madridi ka marrë përsipër sfidën e ndërtimit të një mbrojtjeje shumë të ekuilibruar që rikthen qëndrueshmërinë mbrojtëse të nevojshme për të garuar për Ligën e Kampionëve. Menaxhmenti i klubit synon të mbledhë raporte të hollësishme përpara se të hyjë në negociata zyrtare me klubet përkatëse pas Kupës së Botës. /Telegrafi/
Go to News Site