Collector
"As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka" - shkrime anti-shqiptare në Shkup | Collector
Telegrafi

"As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka" - shkrime anti-shqiptare në Shkup

Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut. Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive "Forca" në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare "As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka". Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente. Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, reagime të ashpra nga Kosova, Shqipëria e diaspora Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së. Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, ndërsa më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve./Telegrafi/

Go to News Site