Telegrafi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në ambientin e një shkolle, dy nxënësve u janë gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, të mërkurën në ora 11:30. “Gjatë kontrollit në ambientin e shkollës, te dy nxënës të dyshuar m/k u janë gjetur dhe konfiskuar: arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë”, thuhet në raport. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Go to News Site