Telegrafi
Një person 31-vjeçar ka humbur jetën të enjten, më 21 maj 2026, në Vushtrri, pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, duke bërë të ditur se rasti është raportuar si rënie nga një kat i një ndërtese që ishte në ndërtim e sipër. “Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Prekazi. Ai shtoi se nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se i lënduari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. “Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, ka thënë Prekazi. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. / Telegrafi /
Go to News Site