Telegrafi
Albi Mall Superliga e Kosovës ka ardhur në fund dhe këtë të diel zhvillohet xhiro e 35-të apo e parafundit në elitën e futbollit kosovar. Kampioni është vendosur,edhe dy skuadrat që do të bien nga Superligë dhe dy të tjera që shkojnë në Evropë. Por lufta më e madhe këto dy xhiro është për t'i ikur barazhit, ku skuadrat si Prishtina,Gjilani, Dukagjini, Drenica dhe Llapi po tentojnë t'i shmangen pozitës së tetë. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën, teksa në Gjilan luhet derbi i qytetit Drita - Gjilani, ku kampionët e rinj të Kosovës do të marrin edhe trofeun. Sfidë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina e Re. Llapi në 'Zahir Pajaziti' pret Malishevën,ndërsa Drenica takohet me Ferizajn. Të gjitha duelet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/
Go to News Site