Collector
Hajdutët tentuan ta plaçkisnin shtëpinë e Pavardit, gruaja e tij shqiptare, Kleofina Pnishi “i kapi befasisht” në kopsht | Collector
Hajdutët tentuan ta plaçkisnin shtëpinë e Pavardit, gruaja e tij shqiptare, Kleofina Pnishi “i kapi befasisht” në kopsht
Telegrafi

Hajdutët tentuan ta plaçkisnin shtëpinë e Pavardit, gruaja e tij shqiptare, Kleofina Pnishi “i kapi befasisht” në kopsht

Ylli i Francës, Benjamin Pavard, u bë shënjestër e hajdutëve në shtëpi derisa bashkëshortja e tij i kapi ata në kopshtin e shtëpisë. Sipas raportimit të Le Parisien, gruaja e mbrojtësit të Marseille, Kleofina Pnishi, e cila është me origjinë nga Kosova, “I kapi befasisht” pesë persona që kishin hyrë pa leje në pronë të mërkurën në mbrëmje. Më pas siç raportohet, hajdutët u larguan nga prona me një Mercedes, por më pas u ndaluan nga policia. Të gjithë të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim, thuhet në raport. Sipas mediave, personat janë mes moshës 25 dhe 26 vjeç dhe vijnë nga rajoni Île-de-France. Ata dyshohet se kishin udhëtuar nëpër Francë në përpjekje për të realizuar plaçkitjen. Nuk dihet nëse Benjamin Pavard ndodhej në shtëpi në momentin e tentativës për vjedhje. Ai nuk është lojtari i parë i Marseille që u bë cak i hajdutëve, pasi trajneri i skuadrës, Habib Beye, ishte viktimë e një plaçkitjeje në prill. L’Equipe raportoi se “një ose dy” persona kishin kapërcyer murin e vilës së tij pranë qendrës stërvitore të klubit në Bouches-du-Rhone. Ata më pas u larguan me sende luksoze, përfshirë veshje nga Louis Vuitton. Benjamin Pavard, 30 vjeç, fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 dhe ishte titullar në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë në finale. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që arriti finalen e Kupës së Botës 2022, por Franca u mposht me penallti nga Argjentina e Lionel Messit. Mbrojtësi francez ka regjistruar gjithsej 55 paraqitje me kombëtaren dhe ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë.

Go to News Site