Collector
Tentim vrasje në Istog, një person në gjendje kritike pas përleshjes me mjete të mprehta | Collector
Tentim vrasje në Istog, një person në gjendje kritike pas përleshjes me mjete të mprehta
Telegrafi

Tentim vrasje në Istog, një person në gjendje kritike pas përleshjes me mjete të mprehta

Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur të enjten në Istog, ku si pasojë e një përleshjeje me mjete të mprehta, një person ka mbetur në gjendje kritike. Zëdhënësi i Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se Policia është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Istog për trajtimin mjekësor të tre personave të lënduar. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër stacionit të autobusëve në Istog, ku disa persona janë përleshur mes vete dhe dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta. “Në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog afër stacionit të autobusëve, rreth orës 14:40 janë përleshur disa persona dhe janë përdorur mjete të mprehta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Tre persona janë të lënduar, një është më rëndë dhe dyshimet janë se është i lënduar prej mjetit të mprehtë. Policia ka gjetur disa dëshmi”, ka deklaruar Gashi. Ndërkaq, zëdhënësi i Prokuroria Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se ngjarja është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. “Po, rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka deklaruar Nikçi. Institucionet relevante kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Go to News Site