Telegrafi
Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi ka reaguar ndaj paralajmërimeve të LSDM-së për padi, duke theksuar se veprimet e tij janë plotësisht në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kompetencat kushtetuese. LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit Në reagim thuhet se procedurat për Komisionin për Financa dhe Buxhet janë zhvilluar në bazë të kërkesave dhe afateve të përcaktuara në rregullore, për të siguruar funksionimin e Kuvendit dhe respektimin e procedurave parlamentare, duke i cilësuar akuzat si të motivuara politikisht dhe të pabaza. Kujtojmë se Projektligji për kredi prej 260 milionë eurosh plus interesat kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Opozita nuk ishte në sallë. Kredia do të tërhiqet në një transh me një periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe normat më të favorshme të interesit në treg. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, thirri seancë të komisionit, të cilën e kryesoi zv.kryetari Bojan Stojanoski. LSDM akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës, sepse kryetarja e Komisionit ishte e pranishme, ndaj nga LSDM njoftuan kallëzim penal kundër Gashit dhe procedurë interpelance.
Go to News Site