Telegrafi
Samadrexha është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të play-offit. Të enjten mbrëma në arenën "Afrim Bunjaku" në Samadrexhë, skuadra vendase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 29:23. Rezultati tani është 2:1 në të mirë të Shqiponjës, të cilës i duhet edhe një fitore për t'u shpallur kampione. Ndeshja e katërt luhet në fundjavë në Gjakovë. Samadrexha ishte shumicën e kohës në epërsi. Mysafiret barazuan disa herë në pjesën e parë, por pa kaluar në epërsi. 14:11 ishte rezultati pas pjesës së parë. Në të dytën epërsia e skuadrës samadrexhase u rrit edhe më shumë, ndonëse mysafiret nuk u dorëzuan duke e bërë sfidën interesante. Vitoria Oliveira ishte më efikasja te Samadrexha me 11 gola. Shtatë i realizoi Arona Krasniqi. Te Shqiponja, Alma Nivokazi i kishte tetë gola. Pesë i shënoi Ana Carolini Gonçalves./ Telegrafi/
Go to News Site