Collector
Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin - klinasit shijojnë Kupën e Kosovës për herë të parë | Collector
Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin - klinasit shijojnë Kupën e Kosovës për herë të parë
Telegrafi

Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin - klinasit shijojnë Kupën e Kosovës për herë të parë

Në “Fadil Vokrri”, pas një finaleje të tensionuar dhe me shumë emocione, Dukagjini e përjetoi momentin e madh të dorëzimit të trofeut të Kupës së Kosovës. Lojtarët u mblodhën pranë tribunës kryesore, duke festuar një sukses që e kurorëzoi një rrugëtim të madh në këtë edicion. Ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuruar medaljet për fituesit, ndërsa Ferizaj refuzoi të dilte në fushë për t'i marr ato të vendit të dytë. FOTO: Ridvan Slivova Ndeshja u vendos nga momenti spektakolar i mbrëmjes, kur supergoli i Hekuran Berishës nga rreth 50 metra, që i dha Dukagjinit epërsinë vendimtare. Edhe pse minuta e fundit u shoqërua me protesta dhe ndërprerje të shkurtër, Dukagjini e ruajti qetësinë deri në fund. Kur erdhi koha e ceremonisë, medaljet dhe kupa u kthyen në shpërblim për lojtarët dhe stafin, ndërsa gëzimi shpërtheu në fushë në çastin kur trofeu u ngrit lart. Ishte një mbrëmje historike për klubin dhe për qytetin e Klinës, që e pa ekipin e tij të kurorëzohej me kupë për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Go to News Site