Telegrafi
Real Madridi ka bërë një lëvizje të parë për të testuar mundësinë e transferimit të Rodrit nga Manchester City, në prag të afatit kalimtar veror. Sipas gazetarit Matteo Moretto, përmes Radio MARCA, mesfushori spanjoll është shfaqur si një nga objektivat prioritarë të “Los Blancos”, teksa klubi pritet të hyjë në një fazë rindërtimi të madh nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm, Jose Mourinho. Raporti thekson se madrilenët duan të forcojnë repartin e mesfushës, sidomos me Dani Ceballos që pritet të largohet dhe me të ardhmen e Eduardo Camavingas që mbetet e paqartë. Rodri, i cili ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027, vlerësohet shumë në Valdebebas për shkak të përvojës, lidershipit dhe cilësisë së dëshmuar në nivelin më të lartë. Real Madridi thuhet se ka “hyrë në terren” me një qasje fillestare për të parë nga afër mundësinë e rikthimit të ish-mesfushorit të Atletico Madridit në kryeqytetin spanjoll. Megjithatë, në të njëjtin raport shtohet se aktualisht Rodri duket më pranë qëndrimit te Manchester City sesa një transferimi në “Santiago Bernabeu”. Po ashtu, thuhet se mesfushori kishte qenë afër rinovimit të kontratës me kampionët e Ligës Premier, por largimi i Pep Guardiolës i ka ngadalësuar përkohësisht bisedimet./ Telegrafi/
Go to News Site