Collector
Mimoza Ahmeti si Lady Gaga, merr vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe performancën me "Poker Face" | Collector
Mimoza Ahmeti si Lady Gaga, merr vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe performancën me
Telegrafi

Mimoza Ahmeti si Lady Gaga, merr vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe performancën me "Poker Face"

Spektakli i së premtes në “Ferma VIP” u shoqërua me një atmosferë ndryshe nga zakonisht, pasi banorët sollën për publikun disa performanca të përgatitura prej tyre, duke e kthyer mbrëmjen në një show me këngë, humor dhe interpretim skenik. Mes performancave të realizuara nga banorët, njëra që mori veçanërisht shumë vëmendje ishte ajo e shkrimtares Mimoza Ahmeti. Ajo e nisi performancën me një koreografi në stilin e Lady Gaga, nën ritmet e hitit të njohur “Poker Face”. E veshur dhe kuruar me një pamje që sillte në mendje estetikën e artistes amerikane, Mimoza Ahmeti arriti të bëjë për vete publikun, duke sjellë një moment argëtues që shkaktoi reagime dhe të qeshura te shikuesit. - YouTube youtu.be Performanca e saj u komentua menjëherë edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit e cilësuan si një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes, për shkak të mënyrës së interpretimit dhe guximit për të hyrë në një rol krejtësisht të ndryshëm. Mimoza Ahmeti, e cila përgjatë këtij edicioni është shndërruar në një nga banoret më të përfolura të “Ferma VIP”, duket se edhe kësaj here arriti ta mbajë vëmendjen mbi vete, duke e kthyer performancën në një nga pikat kulmore të spektaklit. /Telegrafi/

Go to News Site